Sfida me Atletico Madrid, Pioli: Mundësia e fundit për Milanin

Sfida me Atletico Madrid, Pioli: Mundësia e fundit për Milanin

Trajneri i Mlanit, Stefano Pioli na folur para mediave ditën e sotme, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Atletico Madrid. Tekinku italian vlerësoi kundërshtarin, teksa tha se kjo është mundësia e fundit për skuadrën e tij në Champions League.

“Ne analizuam se si luan Atletico Madridi, është e lehtë të motivosh djemtë për këto ndeshje, është shansi ynë i fundit për të mbetur në Champions League. 

Ekipi është ndërtuar për të qenë konkurrues në të gjitha garat. Shumë prej tyre janë duke luajtur në Champions League për herë të parë në karrierën e tyre. Ne kemi dëshmuar se jemi ende larg nga klubet e tjera, por do të na duhet një paraqitje e madhe nesër.

Na mungon një opsion i rëndësishëm pa Rebic, kështu që do të më duhet të menaxhoj Leaon, Ibra dhe Giroud në mënyrën më të mirë. Ne luajmë çdo tre ditë dhe çdo ndeshje vlen shumë.

Atletico ka një ekip shumë solid dhe cilësorë, i njohim shumë mirë cilësitë e tyre”, tha Stefano Pioli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy