
Klubet e Arabisë Saudite vijojnë me tentativat për tu përforcuar në këtë merkato verore , e cila është drejt përfundimit. Al Ittihad , sipas të famshmes vendase ‘ Al Jazeera ‘ tanimë është hedhur në sulm për Gabriel Magalhaes . Për brazilianin e Arsenalit ka shprehur interes edhe Real Madridi dhe së fundmi drejtuesit respektivë kanë zhvilluar një mbledhje në Londër për arritjen e këtij akordi. 25 vjeçari mund të jetë në ditët e fundit të eksperiencës tek ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe duhet parë nëse do t’iu bashkohet lojtarëve të cilët kanë vendosur për të provuar veten në kampionatin e Arabisë Saudite. Në merkaton e 2020-tës , drejtuesit e Arsenalit shpenzuan 35 milionë euro për mbrojtësin nga Sao Paolo , i cili u largua nga Lille dhe që nga ai moment e deri më tani numëron 121 sfida , 11 gola dhe 1 asist me 13 herë kampionët e Premier Leagues. Duke marrë parasysh suksesin e klubeve të Arabisë Saudite në kohët e fundit, hyrja në garë e Al Ittihad konsiderohet një kërcënim për ‘’ Galaktikët ‘’ për arsye të potencialit ekonomik, i cili i ka mundësuar transferimin e shumë lojtarëve të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në Europë.



