Largimi i Memphis Depay nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të jetë një humbje për Atletico Madridin.

Edhe Alvaro Morata nuk e ka të sigurtë qëndrimin tek kryeqytetasit, arsye për të cilin traineri Diego Simeone ka përveshur mëngët për ti dhënë fund kësaj problematike.

Prej disa kohësh Artem Dovbyk i Gironas është pjesë e planeve të ‘’ Los Colchoneros ‘’, për të cilin kanë ofruar 25 milionë euro, shifër e refuzuar nga drejtuesit e Gironas.

Gjithsesi përpjekjet do të vazhdojnë edhe gjatë merkatos së verës, sepse flitet për një sulmues shumë cilësor, ndër më të spikaturit në La Liga.

Por, s’mbaron me kaq sepse sipas francezes ‘ La Voix du Nord ‘ është edhe Jonathan David një opsion për Atletico Madridin, element që ka bërë diferencën me Lillen, kontrata e të cilit skadon në 2025-sën.

Sigurisht, ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë të hapur edhe për alternativa të tjera gjatë merkatos së verës pasi i ashtuquajturi ‘’ El Cholo ‘’ e konsideron një prioritet fuqizimin e metrave të fundit.

Ishi i Dnipros e ka bërë krenar trainerin Michel, i cili shkruajti historinë me Gironën, lojtar që e ka përfunduar sezonin me 24 gola në 39 sfida. Traineri argjentinas shquhet si mjaft kërkues, i cili pretendon përmirësimin e vazhdueshëm, njëkohësisht një ndër më të mirët në botë.