
Pas konfirmimit së Leon Goretzka nuk do të jetë pjesë e Bayern Munchenit gjatë sezonit vijues menjëherë pretendentët kanë nisur ofensivën për shërbimet e tij.
Mesfushori ishte shumë afër kalimit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ gjatë merkatos dimërore i cili do ti japë lamtumirën ‘’ Allianz Arenas ‘’ me parametër zero.
Pas Atletico Madridit, Galatasaray-t dhe Milanit 31 vjeçari tashmë është objektiv edhe i Bayer Leverkusenit.
Drejtuesit e ‘’ Aspirinave ‘’ e vlerësojnë për eksperiencën mbi supe, cilësitë e padiskutueshme të cilat i ka nxjerrë në pah gjatë karrierës dhe faktin e të qënit një lojtar shumë i fortë fizikisht.
Traineri i ish fituesve të Bundesligës Kasper Hjulmand i ka ofruar një rol protagonisti Leon Goretzkas por s’duhen nënvlerësuar kurrsesi ‘’ Los Colchoneros ‘’, gjigandët e Turqisë dhe ‘’ Djalli ‘’.
Sezoni aktual është i teti tek bavarezët, i shoqëruar deri më tani me 29 sfida dhe 1 gol, gjatë të cilave nuk e ka bindur Vincent Kompany-n.



