
Granada nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri. Pas shkarkimit të Ruben Torrecillas, skuadra ku aktivizohet sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, ka zyrtarizuar ditën e sotme Aitor Karankan.
Trajneri bask ka drejtuar më parë në Angli, skuadrat e Middlesbrough, Nottingham Forest dhe Birmingham.
Karanka gjithashtu ka punuar dhe si ndihmës i Murinjos, kur portugezi drejtonte Real Madrid në Spanjë dhe e njeh mirë La Liga-n.



