Gjykoi për herë të fundit Juventus-Inter, arbitri italian jep dorëheqjen

Gjykoi për herë të fundit Juventus-Inter, arbitri italian jep dorëheqjen

Gianpaolo Calvarese ka dhënë dorëheqjen nga arbitrimi, duke e mbyllur kështu karrierën e tij në këtë profesion.

Ka qenë vetë gjyqtari, i cili nëpërmjet një letre, ka njoftuar tërheqjen. Calvarese drejtonte në Itali nga 2008 dhe ndeshja e fundit që vendosi drejtësi ishte ajo mes Juventusit dhe Interit më 15 maj. Pikërisht kjo ndeshje krijoi polemika të shumta, për shkak të penalltive të dhëna në favor të bardhezinjve, që në fund i dhanë edhe fitoren.

Italiani tërhiqet kështu nga arbitrimi në moshën 45-vjeçare, teksa sipas asaj që ai thotë, kjo dorëheqje vjen për shkak të arsyeve personale dhe dëshiron t’i përkushtohet biznesit familjar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy