
Pas rezultatit 2-2 në Champions League kundër Juventusit, Atletico Madrid mori një tjetër barazim në Wanda Metropolitano ndaj Celta Vigo.
Kësaj here pa gola dhe pa emocione të veçanta.
Skenën më të bukur e dhuroi Kieran Trippier, që ka bërë një pushim të papritur.
Mbrojtësi anglez, në fakt ka marrë një shishe uji nga njëri prej tifozëve, që nga shkallët e tribunës e pa të etur.
Trippier e pranoi me kënaqësi ofertën, duke shuar etjen e duke ia rikthyer shishen pronarit.
Lojtari pas ndeshjes është kthyer sërish te tifozi që i dha ujë dhe i dhuroi bluzën e vet. Një gjest i bukur, një skenë sportive që ka bërë xhiron e botës.
Prej pak kohësh, lojtari është bërë beniamin i tifozerisë së vet, por me këtë veprim të fundit, është bërë më simpatik për tifozët e tij. / Përshtati: Tema TV /



