
Roma mori një fitore me vuajtje ndaj Sampdorias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 në Serie A.
Vedhekuqve i mjaftoi një gol i Mkhitaryan, për të marrë 3 pikë në transfertë. Vendasit iu afruan golit të barazimit në disa raste, por pa sukses.
Me këtë triumf, skuadra e Mourinho mban vendin e 5-të me 54 pikë, 5 pikë më pak se Juventusi i vendit të katërt, ndërsa Sampdoria renditet në vendin e 16-të me 29 pikë.



