Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për mediat, në prag të derbit me Tiranën, që do të luhet të shtunën.
Mehmeti, i cili pasoi Di Biagion në stol, deklaroi se ka marrë sinjale pozitive nga skuadra dhe shtoi se nuk duhet të merren me të kaluarën. Sipas tij, blutë nuk e meritojnë vendin ku ndodhen në renditje.
Kam marrë sinjale pozitive këto ditë në stërvitje. Jo vetëm klubi që më dha besimin, por edhe grupi i lojtarëve më kanë dhënë sinjale pozitive. Nuk e meritojmë këtë vend në renditje. Nuk do merremi me atë që ka kaluar, gjithçka duhet ta kërkojmë te vetja, sepse vetëm kështu do të ecim përpara.
Derbi dihet si përjetohet, edhe pse të dyja skuadrat vijnë në një moment jo të mirë. Faktori psikologjik do të jetë determinant. Do të bëjmë maksimumin për ta kaluar me sukses.



