
Prej vitesh Jordi Alba konsiderohet lojtari më cilësor i Barcelonës në krahun e majtë të mbrojtjes dhe drejtuesit nuk do ta lënë me kaq gjatë merkatos së verës duke ditur që reparti i prapavijës është një ndër më delikatët e katalanasve .
Sergio Gomez i Anderlechtit është një alternativë e drejtorit sportiv Mateu Alemany i cili do të ketë shumë punë në funksion të finalizimit me sukses të operacioneve gjatë merkatos sepse Barcelona s’mund të qëndrojë edhe për shumë kohë në prapavijë.
21 vjeçari me meritë ka arritur të jetë një ndër më cilësorët e belgëve dhe gjithashtu konsiderohet ndër më efektivët e kontinentit të vjetër dhe kuq e blutë duan të përfitojnë nga ky fakt sepse sezoni i ri vjen shpejt dhe për spanjollët konsiderohet një sukses shumë i madh arritja e akordeve në kohën e përcaktuar.
Ishi i Dormundit shquhet për përshtatjen në disa pozicione dhe inkursioneve drejt portave kundërshtare për arsye se është një lojtar shumë i lëvizshëm dhe sezonin e kaluar me gjigandet e Belgjikës e finalizoi me 7 gola dhe 15 asiste në 49 sfida .
Blerja e talentit spanjoll i kushtoi Anderlechtit më pak se 3 milionë euro por nëse i referohemi të kaluarës Sergio Gomez nuk e ka fshehur asnjëherë rikthimin në ‘’ Camp Nou ‘’ për arsye se i ka shumë përzemër ‘’ Blaugranët ‘’ tek të cilët kaloi një eksperiencë të mrekullueshme në kategoritë inferiore , tek e ashtuquajtura ‘’ La Masia ‘’ .
Fakti se sezoni parashikohet shumë i gjatë dhe i lodhshëm është një paralajmërim për drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ për tu përforcuar në prapavijë në mënyrë që mos ti krijojnë siklete Xavi Hernandezit, të cilin do ta fillojnë me pretendimin për të fituar çdo trofe pas distancimit prej një kohe të gjatë.



