
Me vetëm Eder Militaon , Nacho Fernandez dhe David Alaban të cilët kanë arritur ta bindin Carlo Ancelottin , Real Madridi nuk ka asnjë siguri në lidhje me të ardhmen e prapavijës dhe traineri italian e ka kuptuar se duhet të bëjë më shumë për madrilenët.
Dështimi me Antonio Rudiger i ka lënë një shije të keqe ‘’ Galaktikëve ‘’ të cilët s’mundën ti përballonin pretendimet e gjermanit i cili vendosi të qëndrojë në Londër .
Së fundmi zhvillimet kanë rezultuar të vrullshme në kampin e spanjollëve , fakt që u konfirmua me daljen në skenë të emrit të Niklas Sules dhe tashmë ai i William Salibas .
20 vjeçari po zhvillon një sezon impresionues tek Marseille dhe dëshira e madhe e ‘’ Los Merengues ‘’ për tu përforcuar mbrapa e ka përqëndruar vëmëndjen tek francezi.
Mbrojtësi i talentuar e ka provuar edhe më përpara ndjenjën e të qënit pjesë e një skuadre të famshme duke veshur fanellën e Arsenalit por në ‘’ Emirates ‘’ nuk e pati protagonizmin e dëshiruar dhe u detyrua të bënte gati valixhet drejt ‘’ Velodromes ‘’ , aty ku po tregon se është një lojtar që me të vërtetë duhet patur në konsideratë .
Vlerat e shfaqura tek Marseilla mund ti sigurojnë shumë shpejt një biletë drejt ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ , aty ku e presin ‘’ Los Blancos ‘’ të cilët nuk po kalojnë një moment pozitiv për sa i përket repartit defensiv.
Cilësitë e William Salibas entuziazmojnë çdo skuadër të njohur sepse konsiderohet si një ndër mbrojtësit e të ardhmes dhe Real Madridi është përpara një momenti kritik dhe kërkon ta shkelmojë sa më shpejt të jetë e mundur.



