
Pavarësisht se merkatoja ka përfunduar tashmë, skuadrat e njohura po i ruajnë energjitë për transferimet e janarit të cilat do të jenë përcaktuese për fazën e dytë të sezonit . Ndër to është edhe Roma dhe Jose Mourinho nuk pranon të dorëhiqet për mesfushorin Denis Zakaria i cili aktivizohet në rradhët e Borussia Monchengladbah .
Sezoni i kaluar rezultoi tepër i suksesshëm për zvicerianin dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport “ gjermanët janë në tentativë e sipër për të rinvovuar kontratën me 24 vjeçarin sepse është një ndër lojtarët më produktivë të trainerit Adi Hutter .
Megjithatë nga ana tjetër projekti i ndërmarrë nga drejtuesit e ‘’ Verdhekuqëve ‘’ konisderohet tejet ambicioz sepse liderohen nga një ndër peshat më të rënda të trainingut botëror i cili ka regjistruar suksese të shumta në të kaluarën dhe kërkon të vijojë të njëjtën rrugë edhe tek kryeqytetasit .
Interesi i italianëve për Denis Zakarian u shfaq që në merkaton e kaluar por u përballën me një ‘’ jo ‘’ të menjëhershme të drejtuesve të Borussia Monchengladbah të cilët refuzuan dëgjimin e ofertave poshtë 20 milionë eurove. Tanimë drejtuesit përkatës e kanë mësuar leksionin por do të hasin vështirësi në realizimin e këtij operacioni sepse nuk duhet anashkaluar as rinovimi i Denis Zakarias me gjermanët , çështje që me siguri do të zgjidhet në javët vijuese.
Prej shumë vitesh tashmë , Roma e ka humbur shkëlqimin si në Scudetto ashtu edhe në kompeticionet europiane por me ‘’ The Special One ‘’ në stol fija e shpresës është rindezur për vetë faktin e të kaluarës brilante në skuadra me peshë në kontinentin e vjetër .



