
Polonia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Ligën e Kombeve, teksa në ndeshjen e parë në grup, mposhti 2-1 Uellsin.
Këta të fundit kaluan në avantazh me Williams në minutën e 52-të, por polakët përmbysën rezultatin me golat e Kaminski në minutën e 72-të dhe Swiderski në minutën e 85-të.
Nisje e mbarë për Poloninë, që përveç Uellsit, ndodhet në grup edhe me Holandën dhe Belgjikën.



