Greqi/ Kaos në ndeshjen e Ergys Kaçes, trajneri përfundon në barrelë i përgjakur

Greqi/ Kaos në ndeshjen e Ergys Kaçes, trajneri përfundon në barrelë i përgjakur

Ndeshja e play-off të kampionatit grek për Kupat e Europës mes Panathinaikos dhe PAOK është ndërprerë sot në minutën e 54-t pasi është larguar me barrelë i përgjakur nga fusha e lojës trajneri i miqve, Vladimir Iviç.

Në sfidën të cilën Ergys Kaçe e filloi si titullar, për t’u zëvendësuar në pushimin mes dy pjesëve, situata përshkallëzoi shumë shpejt. Berg kaloi në avantazh Panathinaikos, por më pas portieri i vendasve Vlakodimos u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa të njëjtin fat pësoi në fillimin e pjesës së dytë edhe Uarda për miqtë.
paopaok0003

Në minutën e 54-t, ndeshja u ndërpre, pasi trajneri Iviç u shtri në tokë, i gjakosur në kokë. Ai ishte goditur me një shishe nga tribuna ku gjendeshin tifozët e Panathinaikos, dhe ky incident i rëndë detyroi gjyqtarin që të ndërpriste ndeshjen.

leo3

Pas këtij incidenti, parashikohet një dënim i rëndë për Panathinaikosin jo vetëm me humbjen e ndeshjes në tavolinë, por edhe me ndëshkimin e zhvillimit të takimeve pa tifozë, që mund të dëmtojnë shanset e këtij klubi për të siguruar një vend në Europë në sezonin e ardhshëm.

18485302_10154285040411991_6684720230922813408_n 18519918_10154285040121991_8142463494932944160_n

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy