
Rikthimi i Romelu Lukakut dhe dëshira për të transferuar Lorenzo Insignen i ka detyruar drejtuesit e Chelseat t’ia hapin rrugën largimit të Hakim Ziyech nga mitiku ‘’ Stamford Bridge ‘’. Marokeni nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Thomas Tuchel duke e detyruar gjermanin të mos e konsiderojë për të ardhmen .
Rendimenti i 28 vjeçarit e ka lënë dukshëm në prapavijë në krahasim me shokët e skuadrës , situatë e cila nuk i ka shpëtuar trainerit gjerman .
Duke qenë se është një skuadër e ndërtuar për të qenë e suksesshme në çdo kompeticion , ishi i Borussia Dortmundit i ka bërë me dije pakënaqësinë në lidhje me lojën e deritanishme dhe në kampin e kryeqytetasve vijojnë të dëgjohen fort zërat për largimin e Hakim Ziyech gjatë merkatos së verës . Megjithatë kandidatët për mesfushorin vijojnë të jenë prezentë dhe dy ndër ta janë Milani dhe Napoli.
Kuqezinjtë pretenduan shërbimet e ishi-t të Ajaxit edhe gjatë verës por pa sukses , ndërsa ‘’Il Partenopei ‘’ po mendojnë shkëmbimin me Lorenzo Insignen .
Italiani mbetet një komponent shumë i rëndësishëm për ‘’ Azurrët ‘’ por me paraqitjet e bëra në Europian dhe gjithashtu me bardhekaltërit në këtë pjesë të parë të sezonit , për italianët do të jetë shumë e vështirë ta bindin për qëndrimin në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
6 ndeshjet e para të sezonit kanë rezultuar me shumë ulje -ngritje për Hakim Ziyech jo vetëm sepse ka shënuar 1 herë por në aspektin e përgjithshëm loja e zhvilluar ka lënë për të dëshiruar .



