Spektakël në “Niko Dovana”, Teuta mposht Kukësin dhe renditet në vendin e dytë, Hidi heroi i durrsakëve

Spektakël në “Niko Dovana”, Teuta mposht Kukësin dhe renditet në vendin e dytë, Hidi heroi i durrsakëve

Teuta ka arritur një fitore të rëndësishme përball Kukësit në Niko Dovana duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Djemtë e drejtuar nga Bledi Shkëmbi fituan me rezultatin 2-1 ndaj Verilindorëve që e mbyllën pjesën e parë në avantazh, por që nuk arritën ta mbanin avantazhin në të dytin, pasi përveç pësimit të dy golave, shpërdoruan edhe një 11-metërsh.

Kukësi i Armando Cungut duket se është futur nmë një mini krizë, pasi ka dalë pa pikë nga kjo transfertë dhe me një fitore të Partiznit thellon edhe disancën për kreun duke komplikuar rrugën drejt titullit kampion.

Sfida nis e shpejtë dhe menjëherë Teuta orientohet drejt sulmit, me Kukësin që has vështirësi të fitojë terren.

Në minutën e 27-të kemi një pengim në zonë të Kamara nga Xharia, por ndonëse kontakti është evident, kryesori Juxhin Xhaja ka preferuar të vijojë lojën.

Durrsakët, që kishin kontrollin e lojës dhe tentuan herë pas herë të vënë në vështirësi prapavijën kuksiane, por pa arritur të krijojnë raste konkrete në portën e mbrojtur nga Stivi Frashëri.

Në minutën e 37-të do të zhbllokohet sfida, por golin e shënon Kukësi. Një gjuajtje e fortë e Rexhinaldos nga rreth 20 metra shkon në këndin e poshtëm të Hidit, duke u dhënë verilindorëve epërsinë dhe me këtë rezultat ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes.

Me të njëjtin ritëm si në pjesën e parë, nisi edhe dyta, Teuta këmbëngul, ndërsa Kukësi mbron rezultatin.

Shkëmbi shton forcat sulmuese duke hedhur Latif dhe Teuta menjëherë bën përmbysjen e madhe. Në minutën e 69-të një gjuajtje e Latif përplaset në dorën e Cuculit dhe Xhaja akordon një goditje dënimi, të cilën e merr përsipër Progni, që do të shënojë një eurogol.

Kukësi tronditet dhe do të pësojë golin e dytë. Tjetër goditje dënimi nga Progni, kësaj radhe harkim në zonë dhe pas amullisë do të shfaqet Renato Arapi që shënon golin e epërsisë për vendësit.

Kukësi do të hidhet i gjithi përpara sepse nuk ka çfarë më të humbasë, ndërsa në kohën shtesë, në goditjen e këndit të parë të ndeshjes, do të vijë 11-metërshi për verilindorët pas topit të prekur me dorë në zonë nga Osmani.

Penalltinë e mori përsipër mesfushori brazilian William Cordeiro, i cili bëri një gjuajtje vërtetë të dobët, duke çuar topin lehtësisht në duart e portierit Isli Hidi. Deri në vërshëllimën e fundit, Kukësi tentoi edhe një herë golin, por sërish gjuajtja drejt portës u ndal nga gardiani i Teutës.

Teuta me këtë fitore të parë për vitin 2019, ngjiten në vendin e dytë të renditjes, me 39 pikë, duke kaluar Kukësin, që mbetet në kuotën e 38 pikëve me dy humbje radhazi në kampionat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy