Fitorja me Dinamon, Osmani: I kënaqur me lojën, na duhet merkato

Fitorja me Dinamon, Osmani: I kënaqur me lojën, na duhet merkato

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi 3-1 ndaj Dinamos.

Osmani deklaroi se është i kënaqur me lojën që skuadra e tij tregoi, ndërsa shtoi se duhet merkato, për të rritur konkurrencën në ekip.

Një fitore shumë e vlefshme për ne duke pasur parasysh situatën që kemi. Si lojë mendoj se nuk e nisëm mirë, por megjithatë u kthyem e shënuam golin e barazimit dhe atë të avantazhit dhe mendoj se pastaj ishte më e lehtë. Dua të theksoj se Vllaznia luajti mirë në fazën mbrojtëse. Kur duhej të luanim shpejt, krijuam disa raste me sulme të shpejta, ndaj jam i kënaqur edhe me lojën, edhe me përkushtimin e lojtarëve.

Mendoj se ende ka vend për përmirësim dhe sigurisht do të punojmë në atë drejtim. Mendoj se duhet të punojmë në lojën sulmuese që na krijon raste, na detyron të shënojmë sa më shumë gola. Në këtë drejtim duhet të punohet.

Patjetër duhet të reagojmë në merkato, thjesht për të rritur konkurrencën në ekip. Ne jemi të përqendruar edhe në këto dy ndeshje që t’i kalojmë. A ka lojtarë për t’u larguar? Përafërsisht po. Është ndoshta pak problemi i merkatos, se është periudha kur lojtarët cilësorë rrallëherë gjenden të lirë. Por megjithatë ne patjetër duhet të reagojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy