Dani Olmo, një hap larg Barcelonës

Dani Olmo, një hap larg Barcelonës

Pas një Europiani të mrekullueshëm të finalizuar me titullin kampion, shumë lojtarë të Spanjës po pretendohen në këtë merkato verore.

I tillë është rasti i Dani Olmos, i cili e bëri krenar Luis de la Fuenten dhe sipas Fabrizio Romanos, është shumë afër rikthimit tek Barcelona.

Sipas informacioneve të italianit, presidenti i ‘’ Los Cules ‘’ Joan Laporta do të investojë 55 milionë euro për 26 vjeçarin plus 7 të tjera nëse arrihen objektivat, futbollist që e filloi karrierën tek akademia ‘’ La Masia ‘’.

Jo vetëm në këtë eveniment por performancat në rradhët e Leipzigut e kanë bërë ishi-n e Dinamo Zagrebit shumë të rëndësishëm gjatë merkatove, për të cilin u interesua edhe Manchester City para pak kohësh.

Dani Olmo premton shumë për të ardhmen dhe mund ti shërbejë ofensivës së Barcelonës, pasi shquhet me inkursionet e tij dhe faktin e të qënit shumë e rrezikshëm, sidomos në duelet një kundra një.

Marrëveshja parashikohet se do të zyrtarizohet në ditët vijuese, e cila ka filluar ta entuziazmojë tifozerinë e ‘’ Blaugranëve ‘’, e cila prej kohësh ëndërron rikthimin e skuadrës së zemrës tek titujt e rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy