Partizani fitoi Superkupën, Abilaliaj: Emocion i veçantë, më pëlqeu mbrojtja

Partizani fitoi Superkupën, Abilaliaj: Emocion i veçantë, më pëlqeu mbrojtja

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për MCN TV, pas fitimit të Superkupës ndaj Egnatias.

Abilaliaj deklaroi se emocioni pas fitimit të trofeut është i veçantë, ndërsa deklaroi se i pëlqeu sjellja e mbrojtjes.

Jam shumë i lumtur që fusim një trofe më shumë për klubin. Është një emocion i veçantë. E dinim që Egnatia donte të mbante topin dhe kështu e kishim përgatitur ndeshjen. Është një trofe, përballë një ekipi të mirë si Egnatia.

Më kënaq fakti që arritëm të rezistonim dhe të fitonim. Po na rikthehen lojtarët. Më pëlqeu sjellja e mbrojtjes, por një ndeshje e rëndësishme dhe shyqyr e morëm këtë trofe. Nga ky moment duhet të mendojmë për ndeshjen me Erzenin. Në atë ndeshje, do të luajë një pjesë e lojtarëve që nuk luajtën sot, që të kemi freski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy