UEFA: VAR do vendoset që në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

UEFA: VAR do vendoset që në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Pritja ishte ndoshta më shumë se e nevojshme, por tani është zyrtare: VAR do të futet në edicionin e Ligës së Kampionëve duke filluar që nga raundi i dytë i këtij kompeticioni. 

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s , ka vendosur zyrtarisht për të vendosur VAR-in, i cili do të ndihmojë për të larguar polemikat, ku mjafton të kujtosh ndeshjet e vitit të kaluar Real-Juve dhe Real-Bayern të cilat u kontestuan ashpër për gafat e arbitrave

"Ne jemi të gatshëm ta përdorim Varin më herët se sa e kishim parashikuar dhe jemi të bindur se për gjyqtarët me siguri do të jetë një ndihmë për të zvogëluar numrin e vendimeve të gabuara", u shpreh presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin pas miratimit të këtij vendimi.

Kompeticionet e tjera ku do të përdoret VAR janë Finalja e Ligës së Kombeve në Portugali, ne kampionatin europian 2021 të femrave që do të zhvillohet në Angli, si dhe në UEFA Euro2021 që do bëhet në Hungari dhe Slloveni në qershor të vitit 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy