Shqipëri-Katar/ Ndryshon kalendari i Superiores, java e 13-të luhet në 2023

Shqipëri-Katar/ Ndryshon kalendari i Superiores, java e 13-të luhet në 2023

Ndeshja miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj Katarit, e planifikuar për t’u luajtur më datë 9 nëntor në Marbella të Spanjës, ka sjellë një ndryshim të kalendarit të Abissnet Superiore.

Java e 12-të e kampionatit, e parashikuar për t’u zhvilluar në datat 6 dhe 7 nëntor, do të spostohet me një javë për t’u luajtur fundjavën e ardhshme me 12 dhe 13 nëntor. Ky spostim i propozuar nga Departamenti i Garave në FSHF, dhe i miratuar nga Komiteti Ekzekutiv me një vendim qarkullues, u mor për t’i dhënë mundësi klubeve që të vendosin lojtarët në dispozicion të ekipit Kombëtar dhe për të mos cënuar barazinë e garës.

Java e 13-të e Abissnet Superiore do të spostohet për tu luajtur në muajin janar 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy