Kupa e Amerikës/ Kriza e Brazilit

Kupa e Amerikës/ Kriza e Brazilit

Brazili e filloi Kupën e Amerikës si një pretendent serioz për ta fituar për të 10-tën herë në histori, por edhe kësaj rradhe ka dështuar.

Dorival Junior nuk mundi ti rikthejë pesë herë kampionët e botës përsëri tek titulli, edhe pse kishte në dispozicion lojtarë shumë cilësorë si Vinicius Junior, Rodrygo, apo Raphinha, ndër të tjerë.

Që prej fitimit të Kupës në 2019-tën, Brazili pati një rënie për sa i përket performancave dhe eleminimi në çerekfinale kundër Uruguajit, edhe pse nga pika e 11-metërshave e përforcon këtë fakt.

Në vitet e fundit kjo kombëtare ka patur shumë ulje-ngritje për arsye se lojtarët e kanë humbur disi shkëlqimin dhe ende është disa hapa larg të kaluarës, gjatë të cilës dominoi, sidomos në këtë eveniment, më i rëndësishmi në Amerikën e Jugut.

 

Drupal Ad

 

 

 

Nëse rikthehemi mbrapa në kohë, tek Brazili kanë patur fatin të tregojnë vlerat figura shumë të shquara si Casemiro, Neymar Junior, të cilët ende janë në aktivitet, por edhe Thiago Silva, Marcelo, Dani Alves, Filipe Luis, Gabriel Jesus apo Firmino.

Gjithsesi grupi aktual i lojtarëve mbetet mjaft premtues, me elementë si Paqueta, Bruno Guimaraes, Joao Gomes apo Danilo dhe sigurisht Endrick dhe Estevao Willan, dy ndër talentët më të përfolur të aktualitetit.

Duhet kujtuar se para pak kohësh, Federata mori një goditje të rëndë pas refuzimit të Carlo Ancelottit, i cili vendosi ti qëndrojë besnik Real Madridit, ekip me të cilin ka fituar gjithçka në vitet e fundit.

Një kombëtare e këtyre niveleve sigurisht ka nevojë për një trainer që e njeh rrugën drejt sukseseve por gjithsesi presidenti Ednaldo Rodriguez bëri maksimumin për t’ia ndryshuar fytyrën këtij Brazili.

Performanca nën drejtimin e 62 vjeçarit në Kupën e Amerikës është kritikuar ndjeshëm nga tifozeria dhe ish figurat e shquara të kësaj kombëtareje, me të cilën numëron tre fitore dhe pesë barazime, rezultate të cilat nuk përkojnë me historinë e saj.

Gjithashtu, vijimi i këtij traineri mbetet në pikpyetje, pasi me rezultatet e arritura do ta ketë shumë të vështirë ti arrijë objektivat edhe gjatë Eleminatoreve të Botërorit të 2026-tës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy