
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për pikat kulminante gjatë vitit 2022.
Ylli deklaroi se ardhja e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ishte historike, ndërsa nuk la pa përmendur as projektin “ekipet sportive”.
Ka pasur disa pika kulminante ky vit. E para është fryma bashkëpunuese ndërmjet të gjitha institucioneve të sportit, diçka që ka munguar ndër vite. Jemi munduar të jemi të gjithë bashkë dhe kjo ka dhënë frytet e veta. Sporti do bashkëpunim. Ne bëjmë projekte, qeveria na i financon dhe ne kemi mundësi të promovojmë më mirë sportin. Nëse s’ka buxhete, ne do rrimë në ato buxhete mjerane që kemi qenë, duke kërkuar lëmoshë. Ardhja e presidentit të Komitetit Olimpik, Thomas Bach. Ishte një ardhje historike, pas 30 vitesh, presidenti i Komitetit Olimik, shkel në Shqipëri. Kjo ishte një mbështetje për KOKSH, për ato turbullira, që kaluan në 3 vite, ku ishte gati të përjashtohej. U ndërprenë të gjitha bursat.
Një gjë tjetër e rëdnësishme, ishte paraqitja e ekipit olimpik, që ka vajtur me dinjitet në Lojërat e Tokios. Dërguam ekipin të grumbulluar, me trajtime të veçanta për sportistët elitarë. Shkuam me dinjitet në Lojërat Olimpike, aty ku ishim shumë afër medaljes, ku Calja për 1kg humbi medaljen olimpike.
Kulmi ishte projekti i ekipeve sportive në shkolla. Në këto 30 vjet, në Shqipëri nuk ka qenë kurrë e mundur, që KOKSH jo të marrë 5 mln dollarë, por kanë marrë zero nga qeveria. Ka qenë një vit ku u financuan 100 mijë dollarë nga Ministria përgjegjëse e sportit dhe 100 mijë dollarë nga Bashkia e Tiranës, për të grumbulluar ekipin shqiptar dhe për ta çuar në Tokio. Më pas kanë ardhur edhe 5 mln dollarë, për ekipet sportive në shkolla, ku në kemi mundësi të masivizojmë sportin.



