Amrabat përsëri në orbitën e Liverpoolit

Amrabat përsëri në orbitën e Liverpoolit

 Disfata e pësuar kundër Real Madridit demostroi edhe njëherë problematikat e Liverpoolit në prapavijë.  ‘’ The Redsat ‘’ menjëherë kanë filluar punën për ti hedhur pas krahëve dhe Jurgen Klopp i është rikthyer një dëshire të vjetër. 

Flitet për Sofyan Amrabat, i cili demostroi kualitetin në Botërorin e Katarit , eveniment në të cilin Maroku arriti një rezultat historik me kalimin deri në gjysëmfinale.

Mesfushori po shkëlqen edhe tek Fiorentina dhe anglezët janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro , fakt që i ka bërë drejtuesit e ‘’ Vjollcëve ‘’ të fërkojnë duart. Në sezonin aktual 26 vjeçari është aktivizuar në 2136 minuta , të ndara në 31 sfida , gjatë të cilave ka bindur dhe Liverpooli parashikohet se do të ketë një garë të ashpër për ishi-n e Veronës.

Merkatoja verore mund ta shëndërrojë në një ndër transferimet me cilësore të Premier Leagues , shitja e të cilit mund të fuqizojë ndjeshëm arkat e ekipit nga Firence.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy