
Më në fund Interi e ka parë dritën në fundin e tunelit në lidhje me Marcelo Brozovic.
Zikaltërit kanë arritur akordin e shumëpritur i cili konsiderohej një ndër prioritetet për të ardhmen dhe tashmë do ta kenë të gatshëm deri në 30 qershorin e 2026-tës .
Influenca e Simone Inzaghit përshpejtoi këtë akord që i siguron kroatit 6 milionë euro në sezon tek një skuadër ku konsiderohet i paprekshëm .
Interit tashmë i ka mbetur vetëm kupa dhe Scudetto , dy kompeticione ku do të përqëndrohet maksimalisht vëmëndja me objektivin e përsëritjes së suksesit.
Nënkampioni i botës në fuqi do të ketë përsëri shansin për të treguar veten tek 19 herë kampionët e Italisë , të cilët s’mund të lejonin largimin e 29 vjeçarit nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ sepse do të shkelmonin sakrificat e bëra të cilat i pozicionuan në vendin e një të privilegjuari.
Kërcënimi i Manchester United , Bayern Munchen , Real Madridit dhe Tottenhamit ishte një sinjal alarmi për italianët të cilën tentuan pa reshtur të blindonin yllin e mesfushës që është pjesë e pandashme e sukseseve në çdo javë , tek një Inter që vijon të punohet me shumë intensitet për ti përsëritur .
Marcelo Brozovic po e shton cilësinë në çdo sfidë dhe ka arritur ta kanalizojë kontributin në 37 të tilla dhe 1 gol dhe rinovimi me ishi-n e Dinamo Zagrebit është një sukses shumë i madh për vetë faktin e rëndësisë në 11-shen e Simone Inzaghit.



