Shkëmbi: Humbja në Laç? Mund t'i ndodhë çdo skuadre, ndaj Teutës do të jemi ndryshe

Shkëmbi: Humbja në Laç? Mund t'i ndodhë çdo skuadre, ndaj Teutës do të jemi ndryshe

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka folur para mediave, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë ndaj Teutës ditën e nesërme. Ai komentoi humbjen me shifrat e thella ndaj Laçit, të cilën e quajti të turpshme, por shtoi se kjo nuk tregon se te Dinamo s’ka burra. Në lidhje me objektivat, Shkëmbi u shpreh se skuadra ka synim 3-4 vendet e para.

“Ndaj Laçit ishte një rezultat i thellë, mund të quaj që ishte e turpshme. Nuk ishte problemi vetëm në mbrojtje, ishte problem gjithë skuadra. Koha e pakët që kemi për ndeshjen nesër na ka bërë të flasim me skuadrën për të marrë përgjegjësi. Jam i bindur se nesër do shihni një skuadër me fytyrë tjetër.

Më shumë më shqetësojnë humbjet e kampionatit me rezultat të thellë. Teuta vjet doli kampion duke shënuar pak. E rëndësishme është të gjejmë ekuilibrat e skuadrës. Të mos përsëriten më ndeshjet shumë të dobëta.

Në fakt koha ka qenë e pakët, pas një rezultati të tillë, më mirë që vjen ndeshja shpejt për të kthyer rezultatin në favor. Në këtë prizëm e kemi parë, ta harrojmë sa më shpejt atë që na ndodhi në Laç, duke bërë mirë nesër.

I kemi vuajtur alternativat në ndeshjet e fundit. Na kthehen lojtarët Maliqi, Sidibe dhe Gjata është gati. Gjatë lojës do na ndihmojnë shumë edhe pse nuk janë në 100%.

Humbja në Laç nuk tregon se s’kemi burra në skuadër, mund t’i ndodhë çdo skuadre në botë. Edhe ajo me Tiranën ishte ndeshje jo e mirë. Këtu tregohet mungesa e karakterit. Kemi lojtarë të mirë dhe të fortë. Skuadër e fortë është ajo që di të kthehet. Dy ndeshje radhazi të dobëta nuk i kemi bërë, na vlen kjo për nesër. Të fshijmë nga kujtesa ndeshjen e shkuar.

Kemi si synim 3-4 vendet e para, nuk janë larg skuadrat. Në futboll të gjithë do kenë ulje dhe ngritje. Na vlen ajo që bëjmë ne dhe jo ajo e kundërshtarëve.

Ka qenë pikënisja ime si lojtar dhe trajner. Te Teuta ishim në Europë që sezonin e parë. Ndjesi e veçantë edhe për Arapin. Nuk e prisja që do përballeshim kaq shpejt bashkë. Më vjen mirë që shokët e mi te Skënderbeu janë trajnerë ose drejtorë. E urova Arapin.

Është e drejtë që tifozët të reagojnë. Edhe unë kam kërkuar falje, si edhe lojtarët. Ishte e turpshme ajo që na ndodhi në Laç. Nëse nuk ke rezultate e dimë se do jesh i sulmuar”, u shpreh Shkëmbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy