Skerdilajd Levendi është lojtari më i ri i Egnatias. Klubi rrogozhinas ka zyrtarizuar ditën e sotme mesfushorin 20-vjeçar.
Levendi prej disa ditësh ishte në provë te Skënderbeu, por nuk arriti të bindë stafin teknik, që vendosi të mos e mbajë në skuadër.
Kështu Levendi u largua për të gjetur një skuadër të re dhe sot është zyrtarizuar te rivalët e korçarëve, Egnatia.



