
Ylli Rakipi, gazetar dhe moderator, i ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për fitimin e Botërorit nga Argjentina, që mposhti në finale Francën pas penalltive.
Rakipi deklaroi se Di Maria bëri diferencën në fushë dhe i dha trofeun Argjentinës. Rakipi e quajti mediokër Botërorin.
Unë besoj se ky Botëror kishte shumë surpriza. Ishte një kampionat disi mediokër. Finalja ishte një madhështi në 50 minutat e fundit. Në fillim ishte një futboll mediokër, me Argjentinën që bënte gjithçka.
Di Maria është ai që e mori Kupën e Botës dhe ia dha Argjentinës. Ishte një kampionat penalltish. Kur u largua Di Maria, ndeshja shkoi 2-2. E gjithë bota tha se Messi mori një trofe që e meritonte, por nuk e meritoi. Di Maria bëri diferencën. Këta janë ata futbollistët e heshtur dhe më pas ikin.



