
Interesi i Real Madridit për Erling Haaland prej kohësh i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Manchester City-t, të cilët i tremben largimit të tij nga ‘’ Etihad Stadium ‘’.
‘’ The Citiziens ‘’ janë të ndërgjegjshëm se nëse spanjollët nuk do ta arrijne qëllimin për Kylian Mbappen, mund të fillojnë ofensivën për ishi-n e Borussia Dortmundit, një nxënës shembullor i Pep Guardiolas.
Për këtë arsye, bardhekaltërit kanë menduar një strategji, e cila lidhet me rinovimin e kontratës së Erling Haaland për një tjetër sezon, një hap që sigurisht do të shoqërohet me rritjen e konsiderueshme të pagës.
Bomberi nordik po i tregon vlerat në çdo sfidë me fituesit në fuqi të Champions Leagues dhe në sezonin aktual ka kontribuar me 22 gola dhe 6 asiste në 28 sfida.
Për Manchester City-n është shumë i rëndësishëm qëndrimi i tij për të evituar njëkohësisht fuqizimin e një kundërshtari të mundshëm në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube në të ardhmen.
Pavarësisht se e humbën garën me Manchester City-n në të kaluarën, siç dihet ‘’ Los Merengues ‘’ asnjëherë nuk dorëzohen, sidomos kur flitet për lojtarë të nivelit të nordikut.



