Barcelona, gjen sulmues në Brazil

Barcelona, gjen sulmues në Brazil

Përveç Europës në çdo merkato edhe Amerika e Jugut ka rezultuar një destinacion i preferuar ndër vite.

Siç dihet talentët spikasin sidomos në Brazil dhe Argjentinë dhe në fakt kjo tendencë vijon në rritje sezon pas sezoni. 

Drejtuesit e Barcelones vazhdojnë me tentativat për tu përforcuar dhe këtë herë kanë gjetur një sulmues tek Atletico Mineiro. 

Gabriel Veneno i ka bërë përshtypje Decos, i cili nga ekspertët krahasohet me Neymar Juniorin. 

Me vetëm 16 vite mbi supe ka ditur të superojë çdo vështirësi në Brasileirao, një ndër kampionatet më kompetitivë të Amerikës së Jugut. 

Golashënuesi ende nuk ka debutuar me ekipin e parë por referuar rendimentit të deritanishëm në kategoritë inferiore qartësisht evidenton se është një element që duhet marrë në konsideratë. 

Deco është i ndërgjegjshëm se duhet të lëvizë me shpejtësi për të firmosur me lojtarët më bindës për të përballuar çdo sfidë. 

Duke qenë se e njeh shumë mirë strukturën e spanjollëve presidenti Joan Laporta ka bindjen se do të bëjë zgjedhjet e duhura. 

Megjithatë mosha e Gabriel Venenos nuk e lejon që të transferohet pa mbushur 18 vite por sidoqoftë vlera e kartonit momentalisht arrin 20 milionë eurot. 

Eshtë e padiskutueshme ofensiva e klubeve me emër në Europë, jo vetëm në Brazil dhe Argjentinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy