
Manchester United vijon të ketë shpresën për të firmosur një ditë me golashënuesin Harry Kane . Pas shumë tentativash ‘’ The Red Devilsat ‘’ kane marrë eksperiencën që i nevojitej në lidhje me anglezin dhe konsiderohet si favorit për ta blerë gjatë merkatos . Kupa për të tek Tottenham Hotspuri është mbushur sepse çdo vit përsëritet e njëjta situatë në lidhje me fitimin e titujve që asnjëherë nuk konkretizohet .
Por duke qenë se bëhet fjalë për idhullin e londinezëve drejtuesit e tyre nuk ia lejojnë vetes largimin e Harry Kane nga ‘’ White Hart Lane ‘’ pa një shumë të majme parash . Sipas ‘’ Daily Mail ‘’ ‘’ Spursat ‘’ i kanë lëshuar sinjalet e para se s’do të lejojnë largimin e ‘’ Uraganit ‘’ nga Londra por pavarësisht vlerës se përcaktuar që fillon nga 150 milionë euro , e shohin me sy të mirë përfshirjen e sulmuesit Anthony Martial në këtë operacion . Francezi pëlqehet shumë nga traineri Ryan Mason për arsye të karasteristikave që mbart dhe shikohet si një opsion për shtimin e produktivitetit në sulm .
Kjo pistë mund të rezultojë një sukses dhe me transferimin e 27 vjeçarit në ‘’ Old Trafford ‘’ Manchester United do ti thotë praktikisht lamtumirë problemeve të hasura dhe do ti japin garancinë anglezëve për të gjetur golat e munguar . Kjo ide që i ka lindur Tottenham Hotspurit është mjafte qëlluar dhe evidenton fillimin e një epoke të re për Manchester United i cili kërkon të mbretërojë përsëri në kontinentin e vjetër. Harry Kane e ka shkruar kohë më parë emrin si një legjendë tek Tottenham Hotspuri me të cilin ka shijuar eksperienca të mrekullueshme por nuk ka patur fatin e fitimit të titujve .
Momentalisht britaniku është një ndër golashënuesit më të mirë në qarkullim sepse ka realizuar 32 herë dhe ka kontribuar me 16 asiste për shokët e tij në 47 takimet e zhvilluara me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’.



