
Më në fund është zyrtarizuar . Dëshira e madhe e Joan Laportas është realizuar . Hollandezi Jordi Cryff është rikthyer tek Barcelona në cilësinë e drejtorit teknik për ta çuar përpara projektin e ndërtuar nga presidenca katalanase. Problematikat e të kaluarës po fillojnë e të lihen prapa krahëve sepse një klub me një histori të tillë nuk mund të shëndërrohet në një ekip normal në Primera Division dhe më gjerë . Firmosja me këtë personalitet është në motiv më tepër për prurjet e rradhës që do ti vinë në ndihmë ‘’ Blaugranëve ‘’ për të mos vuajtur aq shumë gjatë sezonit nga i cili spanjollët duan të dalin me kokën lart në çdo kompeticion pjesemarres .
Hapat vijues do të jenë akoma më të vështirë për shkak të konkurrencës së ashpër por eksperienca e tyre me siguri nuk do ti lërë në baltë . Realisht nëse i bëhet një analizë e detajuar komponentëve të Barcelonës të krijohet ideja se dështimi mbetet shumë larg por s’duhet anashkaluar se skuadrat me emër vijojnë me të njëjtin intensitet në lidhje me riformatimin e organikës dhe automatikisht e redukton diferencën në aspektin cilësor ndërmjet tyre .
Traineri 47 vjeçar do të startojë punën në Ciudad Condal në 1 gushtin e ardhshëm , datë e cila do të përcaktojë fillimin e një epoke të re për një ndër skuadrat më të famshme të planetit . Në lidhje me funksionin e drejtorit teknik Jordi Cruyff vjen pas një eksperience tek qipriotët e Aek Larnacas dhe Maccabi Tel Aviv ku ka influencuar në fitimin e disa trofeve të rëndësishëm ndërsa si trainer ka shijuar pankinat e kinezëve të Chongqing Lifan , kombëtares së Ekuadorit dhe po ashtu të dy skuadrave të lartpërmendura me të cilat ka arritur disa trofe të rëndësishëm .



