Artan Mërgjyshi nuk është më trajner i Vorës. Klubi dhe trajneri kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Një vendim i papritur, në një moment kur skuadra po bënte mirë dhe ishte brenda objektivave, teksa renditet në vendin e katërt në Kategorinë e Parë.
Njoftimi i klubit:
Vora njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Artan Mërgjyshi.
Bashkëpunimi me trajnerin Mërgjyshi ndërpritet me marrëveshje të dyanshme. Me këtë rast, Fk Vora falënderon Mërgjyshin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën tonë, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.



