Newcastle zyrtarizon trajnerin e ri

Newcastle zyrtarizon trajnerin e ri

Newcastle United ka zyrtarizuar trajnerin e ri ditën e sotme. Do të jetë Eddie Howe, ai që do të drejtojë skuadrën bardhezi në ndeshjet e ardhshme. 

Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi i Newcastle, nëpërmjet faqes zyrtare. U përfolën shumë emra për stolin e Newcastle, por për shkak se pozicionit në renditje dhe vështirësive të tjera, drejtuesit vendosën t'i besojnë stolin Howe. 

Ky i fundit e njeh mirë kampionatin anglez, pasi nga viti 2012 deri në 2020, ka drejtuar skuadrën e Bournemouth. 

Momentalisht Newcastle mban vendin e parafundit në Premier League, me vetëm 5 pikë pas 11 ndeshjeve, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit Steve Bruce.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy