
Kategoria e Parë, këtë sezon do të jetë shumë e luftuar, teksa kjo duket edhe që në javët e para, ku skuadrat janë afër me njëra-tjetrën me pikë.
Java e nëntë rezervon përballje interesante, siç është ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, dy pretendentë kryesorë, që do të përballen ditën e hënë mes tyre.
Ndeshjet e tjera janë ndarë mes të shtunës dhe të dielës, duke filluar nga ora 13:00.
Kategoria e Parë / Java e 9-të
E shtunë 5 nëntor
Lushnja-Luzi 13:00
Tërbuni-Besa 13:00
Oriku-Korabi 13:00
Tomori-Besëlidhja 13:00
E diel 6 nëntor
Dinamo-Turbina 13:00
Burreli-Apolonia 13:00
E hënë 7 nëntor
Skënderbeu-Flamurtari 16:00



