Mbyllja e Kampionatit të volejbollit/ Trajnerët Koja e Pogoni: Shtyrja e sezonit do të sjellë problem (VIDEO)

Mbyllja e Kampionatit të volejbollit/ Trajnerët Koja e Pogoni: Shtyrja e sezonit do të sjellë problem (VIDEO)

Vendimi për të mbyllur kampionatin e volejbollit në Shqipëri ka sjellë edhe reagimet e para. Trajneri i ekipit të meshkujve të Tiranës Ilia Koja, përveç keqardhjes për mbylljen e sezonit  shprehet se vendimi ishte i pritshëm pas asamblese të zhvilluar pak ditë më parë.

 “Ka qenë vendim asambleje dhe është vendim i drejtë pasi të mos shpallësh kampion përvoja ka treguar se ekipet pavarësisht se mund të jenë në vend të 4 apo 5 në fund është play off që vendos”.

Të njëjtin mendim me të ndan edhe trajneri i fitueseve të kupës së barletit për vajza Artan Pogoni, por tregohet kritik me qëndrmin e qeverisë që nuk e lejoi këtë sport.

“Nuk aritëm ta mbyllim sezonin dhe shpreh opinionin tim për këtë mosvullnet të qeveriosë që nuk na lejoi pasi ne ishuim gati për bashkpunim. Ishim gati të zbatonim rregullta që do të na vendosnin”.

Koja shprehet se tashmë problemi do të mbetet te lojtarët, të cilët do të kenë shumë pauzë çka do të ndikojë në formën e tyre.

“E mirë për lojtarët nuk është  sepse kalon kohë e gjatë,por edhe sezoni tjetër ështyë shtyrë për më vonë dhe kjo gjë do të sjellë problem”.

Ndërsa Pogoni përveç problemeve që do të kenë lojtarët, sheh me dyshim edhe vazhdimësinë

“Edhe koleget nuk besoj se duan kampionat në tavolinë. Por ne do të na duhet kohë e gjatë rekuperimi jo vetëm fizik por edhe mendor. Megjithatë unë kam shumë pikpyetje: A do të fillojmë normalisht në shtator, a do të bëjmë strërvitje në kushte normale”?

“Mirdita” për femra dhe “Erzeni” për meshkuj , por edhe “Barleti volej” dhe “Partizani”  si fiteuese e kupës, do të përfaqësojnë sportin e volejbollit në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy