Starova: Partizani kryeson, por nuk e ka pjekurinë e Tiranës

Starova: Partizani kryeson, por nuk e ka pjekurinë e Tiranës

Duke folur për derbin Partizani-Tirana, që u fitua nga bardheblutë 0-2, Sulejman Starova, në rolin e specialistit të futbollit, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se të kuqtë udhëheqin me meritë kampionatin, por shtoi se nuk kanë pjekurinë e Tiranës.

Sipas Starovës, nuk ka ndonjë diferencë të madhe, mes Tiranës dhe Partizanit.  

U kënaqëm sot nga derbi. Spektakli në këtë stadium madhështor është i garantuar. Pjesëmarrja ishte e kënaqshme. Ndeshja nisi mirë për të dyja skuadrat. I erdhi mundësia Tiranës të kalonte në avantazh me penallti, por u humb nga Xhixha, i cili më pas u kthye në hero të ndeshjes. Ka edhe një humbje vigjilente te Partizani, te dy qendrat që zakonisht luajnë mirë. Ka një dilemë, e cila shtyn portierin, i cili me këmbën e dobët bën atë veprim dhe kalon Tiranën në avantazh. Tirana më pas vuajti për rreth 20 minuta, ku Partizan kishte mundësinë të barazonte. Më pas një tjetër gol dhe Tirana fitoi derbin.

Situata e deritanishme është që, Partizani ka meritën që udhëheq kampionatin, duke u ndërtuar. Janë shumë lojtarë të rinj. Partizani vazhdon të udhëheqë kampionatin, por nuk e ka pjekurinë e Tiranës. Bardheblutë ishin më të rrjedhshëm, por nuk kishte ndonjë diferencë të madhe. Partizani e vuri në vështirësi mbrojtjen kundërshtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy