Demneri: Presim datën për të marrë trofeun, Francë-Angli vendos skuadrën që fiton Botërorin

Demneri: Presim datën për të marrë trofeun, Francë-Angli vendos skuadrën që fiton Botërorin

Jurgen Demneri, drejtor i departamentit të futbollit amator në Shqipëri, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, u shpreh se ndeshja Francë-Angli, do të tregojë skuadrën që fiton Botërorin.

Si tifoz i Anglisë, Demneri u shpreh se ky është kundërshtari i parë i vërtetë për Francën, nga Botërori i kaluar.

Tifoz me Anglinë. Më datë 10, ndahet kush e fiton Kupën e Botës. Francë-Angli është finalja e parakohshme e Botërorit. Mendimi im është që ne të na caktojmë datën, kur do e ngremë atë trofe.

Kemi katër vite që nuk shikojmë Francën përballë një kundërshtari të fortë. Tani jam kurioz të shikoj Mbappenë dhe Dembele, ndaj një kundërshtari të fortë. Franca nuk është sprovuar ende. Me Benzemanë, Franca do ishte një favorite e madhe. Giroud nuk ia del dot i vetëm asaj mbrojtjes së Anglisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy