Milani nuk e harron Zaniolon

Milani nuk e harron Zaniolon

 Transferimi i Nicolo Zaniolos tek Galatasaray rezultoi një surprizë në merkaton e kaluar.

Kur mendohej se italiani mund të vijonte në Serinë A pasi pretendohej nga Milani, turqit janë treguar më të shkathët duke ia rrëmbyer mesfushorin.

Gjithsesi ‘’ Djalli ‘’ vijon ta ketë në listën e gjatë të transferimeve 23 vjeçarin, i cili ka një klauzolë të përballueshme, që arrin 35 milionë eurot.

Pavarësisht se janë fituesit në fuqi të Scudettos , Milanit i duhet ende punë për tu shëndërruar në kundërshtarin e dikurshëm që bënte ligjin si në kampionat ashtu edhe në Europë. 

Titujt janë objektivi kryesor i drejtuesve dhe  tashmë Paolo Maldini ka përveshur mëngët për arritjen e tij në merkaton verore.

Sigurisht transferimi në Turqi nënkupton një hap mbrapa në karrierë por njëkohësisht një mundësi për të shfaqur potencialin dhe të bëhet pjesë e planeve të ekipeve të elitës në arenën europiane. 

Merkatoja e verës , e cila do ti hapë dyert duke filluar nga 1 korriku i ardhshëm si gjithmonë parashikohet tejet emocionuese dhe me të papritura dhe Nicolo Zaniolo besohet se do të jetë protagonist i saj , sidomos në Itali , kampionat në të cilin konsiderohet një ndër mesfushorët më të mirë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy