
Problematikat e vazhdueshme të Chelseat në lidhje me performancat në sezonin aktual, e kanë vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e Mauricio Pochettinos.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk kanë avancuar në krahasim me të kaluarin dhe përgjegjësi kryesor për dështimin e tyre është traineri argjentinas.
Kryeqytetasit janë shumë larg të kaluarës dhe ky fakt i ka shtyrë drejtuesit të mendojnë për të tjera alternativa në lidhje me pankinën.
Objektivi i Chelseat tanimë drejton në La Liga dhe flitet për Michel. Strategu i Gironas ka befasuar çdokënd me kapacitetin në sezonin aktual, pavarësisht se ekipi i tij e ka humbur praktikisht luftën për fitimin e La Ligas.
E sigurtë është se 48 vjeçari do ti kualifikojë spanjollët për në kompeticionet europiane por megjithatë duhet patur parasysh se mund të vendosë për të vijuar një eksperiencë të re në ‘’ Stamford Bridge ‘’, pavarësisht se Chelsea e ka të pamundur të sigurojë një vend për sezonin vijues.
Ecuria e shkëlqyer e Gironas reflekton cilësitë e ishi-t të Rayo Vallecanos, i cili po impresionon në elitën e futbollit spanjoll.
Pronari i londinezëve Todd Boehly ka investuar fuqishëm por ishi i Tottenham Hotspurit ende nuk po i gjen zgjidhjet e duhura në varësi të rivalëve, në një ndër pesë kampionatet më prestigjozë siç është Premier League.



