Kavani eleminon Ronaldon nga botërori, Uruguai fiton ndaj Portugalisë dhe kalon në turin tjetër (VIDEO)

Kavani eleminon Ronaldon nga botërori, Uruguai fiton ndaj Portugalisë dhe kalon në turin tjetër (VIDEO)

Uruguai është çerekfinalisti i dytë i Kampionatit Botëror duke eleminuar në fazën e 1/8 një nga kombëtaret më të forta si Portugalinë.

Skuadra e drejtuar nga Tabarez triumfoi me rezultatin e ngushtë 2-1 përballë portugezëve në sfidën e zhvilluar në “Fisht Olimpic Stadium”.

Heroi i Uruguait në këtë sfidë ishte bomberi që luan me PSG-në, Edison Kavani, që realizoi dy gola fantastik duke i dhënë një kualifikim të merituar skuadrës së tij.

Ndërkohë, Portugalia  e Kristiano Ronaldos mbyll këtu Kampionatin Botëror duke mos arritur dot objektivin e saj që të kalonte për më tej.

Golin e vetëm për Portugalinë e shënoi qëndërmbrojtësi Pepe por që nuk e ndihmoi ekipin e tij të kalonte në fazën tjetër, pasi dy super golat e Kavanit i dhanë kualifikimin Uruguait.

Tashmë në fazën çerekfinale Uruguai do të përballet me Francën që eleminoi në takimin e sotmë Argjentinën.

Më poshtë golat e takmit Uruguai-Portugali. 

Goli i shënuar nga Kavani

Goli i shënuar nga Pepe

Goli i shënuar nga Kavani

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy