Pjanic gjen opsionin për të ardhmen

Pjanic gjen opsionin për të ardhmen

  Prej shumë kohësh tashmë  mesfushori Miralem Pjanic e ka treguar se tek Barcelona nuk mund të  qëndrojë asnjë minutë më shumë për shkak se karriera e tij ka ndryshuar totalisht. Boshnjaku  asnjëherë nuk e ka treguar nivelin e shfaqur tek Juventusi dhe konsideron se në Katalunjë është mbushur kupa dhe dëshiron startin e një tjetër eksperience . Duke ditur që vlera e kartonit i ka rënë ndjeshëm dhe   Barcelonës i nevojitet një shumë e konsiderushme për 31 vjeçarin,   sipas ‘ Rac1 ‘’ Los  Cules ‘’ kanë menduar një opsion interesant që ka të  bëjë me huazimin një vjeçar me synimin e  vlerësimit të nivelit që do të demostrojë dhe më pas ta shesë përfundimisht . 

Eshtë Massimiliano Allegri ai që ka kërkuar me ngulm rikthimin e ish nxënësit të tij në ‘’ Allianz Stadium ‘’ sepse  me të në qendër të mesfushës  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të  ketë një garanci më shumë për tu shfaqur ashtu siç duhet në sezonin vijues.  Sipas spekullimeve të deritanishme   Barcelona  po mendon huazimin deri në 2023-shin tek bardhezinjtë edhe pse kontrata me spanjollët i përfundon në 30 qershorin e  2024-tës dhe më pas të aplikojnë shitjen definitive të një prej mesfushorëve që e kanë humbur krejtësisht nivelin e treguar  para disa vitesh .  

Nën drejtimin e Ronald Koeman Miralem Pjanic nuk ka mundur të  gjejë hapësirat e nevojshme dhe Seria A është pikërisht kampionati që e ka  lumturuar  në të kaluarën , eksperiencë  të cilën kërkon ta përsërisë me çdo kusht nën drejtimin e Massimiliano Allegrit .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy