
Afër mbarimit të kontratës e cila do ta ketë ditën finale në 30 qershorin e 2022-shit , Atletico Madridi vijon të shpresojë se mund të firmosë me mesfushorin Marcelo Brozovic .
Spanjollët kanë menduar një kontratë 2 vjeçare plus opsionin e rinovimit për një tjetër nëse do ti japë rezultatet e pritura nga ‘’ El Cholo “. Kroati ka fituar shumë rëndësi tek Interi sepse ishte një ndër komponentët kryesorë në fitimin e kampionatit dhe sigurisht raste të tilla herët a vonë ndiqen nga skuadrat e njohura . ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë në të njëjtin stad .
Fitimi i La Ligas ndryshoi historinë në Spanjë dhe Diego Simeone po analizon lojtarë cilësorë që vinë nga sukseset.
Koha nuk i premton shumë zikaltërve sepse duhet ti vënë pikat mbi i deri në merkaton e janarit pasi në të kundërt mund ta humbasin me parametra zero në fundin e sezonit . 28 vjeçari është një lojtar shumë i përgatitur në çdo aspekt dhe tepër i eksperimentuar sidomos me Italinë sepse bëhet sezoni i tetë që mban veshur fanellën e Interit .
Sipas zërave të fundit dhe konfirmimit të gazetarit Ekrem Onur , kryeqytetasit kanë iniciuar tratativat për t’ia rrëmbyer lojtarin Interit .
Siç ndodh rëndomtë për lojtarë të niveleve të tilla interesohen disa skuadra dhe Atletico Madridi do ti bëjë llogaritë me Bayern Munchen dhe Paris St Germain që kërkojnë ta shëndërrojnë transferimin e Marcelo Brozovic në një ndër më interesantët e merkatos .
Megjithatë duhet pritur reagimi i drejtuesve për të cilët rinovimi me Brozovic mbetet një ndër prioritetet e merkatos me qëllimin e mosprishjes së ekulibrave tek Interi pavarësisht ofertës që mund të bëjnë pretendentët . Në 15 ndeshjet e para ishi i Dinamo Zagrebit ka treguar se mund ti shërbejë italianëve për të shtuar titujt në vitrinë dhe këta të fundit po mendojnë të sigurojnë sa më shpejt qëndrimin e tij në ‘’ Giusseppe Meazza “.



