Gledi Mici do të vazhdojë të jetë pjesë e Prishtinës në kampionatin kosovar. Klubi kryeqytetas ka njoftuar ditën e sotme rinovimin e kontratës me mbrojtësin e majtë edhe për 3 vite të tjera. Pas zërave të fundit, që e lidhnin Micin me një kalim të mundshëm te Partizani, drejtuesit e Prishtinës kanë lëvizur menjëherë dhe kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.
Mbrojtësi 30-vjeçar ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Prishtinën, me të cilët u bashkua në fillim të sezonit. Lojtari fierak ka qenë një nga më të spikaturit e kampionatit kosovar dhe për këtë arsye mori ftesë nga trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Bernard Challandes, për miqësoret e muajit qershor.



