
Pista e Sochit ka dhuruar surpriza pasi piloti Valtteri Bottas ka siguruar “pole position” në garën e Çmimit të Madh të Rusisë. Finlandezi u rendit i pari duke lënë pas në vendin e dytë pilotin britanik Leëis Hamilton.
Valteri Bottas regjistroi xhiron më të shpejtë me kohën e shkëlqyer 1 minutë 38 sekonda e 387 të mijtat.
Një rezultat zhgënjyes për dy pilotët e skuderisë së Ferrarit që u renditën në vendet 3 dhe 4, me Vettel që la pas shokun e tij të skuadrës Kimi Raikkonen.
Një rezultat zhgënjyes edhe për dy pilotët e Red Bullit Verstappen dhe Ricciardo që nuk u kualifikuan në sesionin e tretë dhe do të nisen në garën e nesërme nga pozicionet 11 dhe 12.
Por, ajo që vlen për tu theksuar është rezultati surprizë dhe i merituar i finalandezit Vlateri Bottas që mori vendin e parë, pasi e gjithë vemndja për të marrë këtë pozicion ishte tek Luis Hamilton i cili dominoi dy sesionet e para. Por finlandezi bëri një garë perfekte, duke mposhtur shokun e skuadrës.



