Matthijs De Ligt është shumë afër kalimit te Manchester United. Klubi anglez, po përgatitet të paguajë 70 milionë euro në arkat e Bayern Munich, për shërbimet e mbrojtësit.
Futbollisti holandez ka dhënë miratimin e tij, për tu transferuar në “Old Trafford”.

Te Manchester United, De Ligt, do të ribashkohej me trajnerin Erik ten Hag, me të cilin kishte shkëlqimin e tij, si lojtar tek Ajax.
Marrëveshja është shumë afër dhe pritet të mbyllet gjithçka brenda kësaj jave.



