Goditet arbitri dhe ndërpritet ndeshja në Delvinë

Goditet arbitri dhe ndërpritet ndeshja në Delvinë

Gjatë ndeshjes Delvina-Alpetrol në Kategorinë e Dytë sot u shënua edhe një episod dhune.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej në orën 13:30, por për shkak të goditjes së arbitërit është anuluar. Nëpërmjet një reagimi në faqen e “Facebook”-ut, klubi delviniot ka shprehur idinjatë për incidentin e ndodhur, duke e cilësuar agresorin si të çmendur.

Policia njofton se asistenti i arbitrit, E.P., është plagosur në kokë, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarje, por është shpallur në kërkim.

Reagimi i policisë

"Gjatë ndeshjes së Futbollit, Delvina-Alpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, një shtetas i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit. Si pasojë shtetasi E. P, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin A. H, cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy