Mbrojtësi largohet nga grumbullimi me Shqipërinë, rezultoi pozitiv me Covid-19

Mbrojtësi largohet nga grumbullimi me Shqipërinë, rezultoi pozitiv me Covid-19

Mbrojtësi, Erjon Hoxhallari, është detyruar të largohet nga grumbullimi me Shqipërinë, për shkak se pas testeve të kryer, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bashkë me Hoxhallarin, pozitiv ka rezultuar edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci. Ata janë larguar nga grumbullimi, për t’u karantinuar dhe të mos rrezikojnë infektimin e të tjerëve.

Kësisoj, Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë në ëndrrën për të prekur zonën e play-off-it, ku fillimisht do të luajnë më 9 tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë, më 12 tetor do të presin Poloninë në stadiumin “Air Albania”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy