
Ditën e nesërme do të luhet finalja e madhe e Europianit, mes Italisë dhe Anglisë. Në prag të kësaj sfide, entuziazmi te anglezët është shumë i madh dhe për këtë muzikanti Alban Tartari, në emisionin “EuroZone” në MCN TV, u shpreh se ka diçka që e fryn skuadrën e Southgate.
“Italia e ka një gjysmë shansi, sepse nuk është Gjermania, por përsëri e mendoj që e fiton Anglia Europianin. Te mesfusha e Italisë shikoj Barrellan në formë shumë të mirë dhe Chiesa në sulm shumë mirë. Entuziazmi i madh te Anglia? Mendoj që ka edhe gjëra të tjera nga mbrapa. Ndoshta janë kompanitë e basteve. Ka diçka që e fryn kaq shumë Anglinë.”, tha Tartari.



