
Mustafa Nano, analist, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për kampionatin Botëror.
Referuar eliminimit të Anglisë, Nano tha se anglezët nuk e zhgënjyen ndaj Francës, duke thënë se luajtën mirë.
Në lidhje me eliminimin e skuadrave të mëdha, ai u shpreh se befasi ka qenë vetëm Spanja që u eliminua nga Maroku.
Tifoz me Anglinë, sepse mungonte Italia. Anglezët nuk më zhgënjyen, ishin mirë. Në pjesën e dytë më pëlqyen më shumë. Luajtën ndaj Francës. Edhe sikur Franca të mundej, nuk do ishte çudi. Anglia është e pafat.
Kanë ikur të mëdhenjtë, por po afrojmë drejt fundit të kampionatit. Kemi Francën dhe Argjentinën. Këtu vetëm Spanja ka qenë befasi, iku nga një skuadër që nuk pritej.



